Dëmtohen të mbjellat në Cërrik, fermerët: Vera përvëluese shkatërroi prodhime
Vera ka qenë përvëluese për të dytin vit në vendin tonë. Efektet e saj negative kanë prekur kryesisht sektorin e bujqësisë, duke bërë që fermerët të rezultojnë me humbje, pavarësisht shpenzimeve dhe mundit. Yzeir Xhika nga fshati Shtëpanjë në Bashkinë e Cërrikut, tregon se sipërfaqet e mbjella me rrush dhe mollë janë dëmtuar.
66-vjeçari thotë se varieteti i mollës që ka mbjellë ka nevojë për temperatura të freskëta.
“Kemi 20 vjet që i kam mbjellë mollët nuk kam dalë keq, por kjo ngrohja ose vapa më tepër. Spërkatje kërkojnë shumë, por unë meqë e bëj uthull mollën kam 7 vjet që nuk bëj spërkatje fare”, Yzeir Xhika –Fermer.
Problem për fermerin e Cërrikut mbetet mungesa e vaditjes.
“Thatësira bëri të vetën këtë vit, por edhe një fortunë që ra një breshër e dëmtoi. Po breshëri spara dëmton për uthull në kohë pjekje, por fortuna ranë, krimbi. Do bjerë se po si bërë spërkatje krim do ketë. Unë uthull bëj, por kam edhe vjet edhe sivjet nuk mund të bëj dot uthull sepse shumë pak kam”,-tha fermeri.
Edhe fermerët e tjerë në zonë flasin për dëmet që po pësojnë kulturat bujqësore si pasojë e të nxehtit të viteve të fundit.
“Edhe në vitet që do të vijnë do te jetë problem sepse ajri është kanceroz, po than ullirin, po than dardhën kumbullën, nga i dege. Po kjo është kanceroze, nxehtësia do bëj punën e saj.”
Cërriku veç vapës këtë vit u prek edhe nga stuhia dhe breshëri i Korrikut dhe Gushtit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur