Panairi i Bujqësisë në Lushnjë, rritet interesimi për produktet shqiptare
Shkëmbimi i përvojës por edhe prezantimi i produkteve të sipërmarrjeve të vogla dhe të mëdha kanë qenë në fokus të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë që po zhvillohet në qytetin e Lushnjës.
Prodhimet bujqësore, por edhe mekanika e specializuar ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa pjesëmarrësit, disa prej tyre për herë të parë, shprehen se kjo është një përvojë pozitve që duhet përsëritur edhe më shpesh.
“Për ne është hera e parë që marrim pjesë, jemi ftuar nga Bashkia Lushnjë, pasi na konsiderojnë si diçka të veçantë, jemi prodhues të vajit esencial të trëndafilit dhe me të cilin bëjmë edhe shumë produkte të tjera si parfume dhe esenca të ndryshme….. e shohim si mundësi që të na njohin dhe të njohim prodhues të tjerë”, tha një grua.
Në stenda janë paraqitur produkte lokale të veçanta, ndërsa prodhues nga bashki të ndryshme të vendit kanë prezantuar produktet dhe vlerat më të mira kulinare nga zonat e tyre. Nuk mungojnë edhe qytetarët që kanë gjetur rastin të blejnë produkte made in Albania.
90 firma dhe individë nga shtete të ndryshme europiane si edhe nga vendi, kanë parë nga afër produkte dhe risi teknologjike, ndërsa interesi në këtë panair sipas pjesëmarrësve ka qenë më i lartë.
Ky është viti i tretë i këtij panairi në Lushnjë dhe organizatorët premtojnë se çdo vit do të jetë edhe më i madh për t’i dhënë zë produkteve bujqësore dhe blegtorale shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë