Ish-prokurori Gentian Trenova: Reforma në drejtësi dështim, të huajt mbrojnë paratë e hedhura

6 Shkurt 2020 | 19:08

Ish-prokurori Gentian Trenova shprehet se, reforma në drejtësi po shkon drejt dështimit. Ish-prokuroi i Apelit duke folur në studion e Ilva Now, theksoi se deri tani nuk ka asnjë rezultat pozitiv dhe se gjithçka po bëhet në kurriz të të drejtave të qytetarëve.

“Kemi që në vitin 2016 që dëgjojmë këngën e reformës në drejtësi. Jemi në vitin 2020 dhe kemi bërë vetëm hapa pas, nuk po shohim rezultatet që janë premtuar. Jemi në regres në të gjitha aspektet, qoftë në aksesin në gjykatë, zvarritje të gjykimeve, mohim të të drejtave, zvarritje të hetimeve dhe çdo gjë që është bërë për reformën në drejtësi është bërë duke sakrifikuar të drejtat e qytetarëve”, u shpreh z. Trenova.

Lidhur me mbështetjen e të huajve për këtë reformën, ish-prokurori thotë se ata po mbrojnë paratë e hedhura për këtë projekt dhe karrierën e tyre.

“Kam qenë kundër edhe përpara se të niste zbatimi sepse ka qenë një projekt absurd dhe nuk mund të realizohej. Dhe koha e tregoi, çdo gjë do të shkojë drejt dështimit. Asgjë nga ato që është premtuar nuk është realizuar. Të huajt? Janë paratë e tyre dhe ata do të duhet të justifikojnë paratë. Është dhe karriera e tyre në mes. Ata janë pjesë e një misioni”, vijoi më tej ish-prokurori.

Z. Trenova duke komentuar aktin normativ që njihet si paketa anti-KÇK, u shpreh se gjitha është një katrahurë ligjore. Sipas tij përveç se ka përplasje me Kushtetutën dhe ligje të tjera, akti ka përplasje dhe me nenet e veta.

Ai thekson se akti nuk duhet të kishte kaluar me procedurë të përshpejtuar pasi Kushtetuta nuk e lejon në rastet kur ka dispozita të Kodit Penal dhe të Procedurës Penale. Në të tilla raste, ai tha se nevojitet miratim me 3/5 në Parlament.

“Është absurd të zbatohet ky akt normativ, vetëm ideja se mund të bëhet një ligj i kësaj natyre është një regres për shoqërinë, shtetin dhe funksionimin e demokracisë. Nuk mund  te kufizosh te drejtat e njeriut duke u justifikuarës nuk po bej dot reformën. Shteti nuk është qëllim në vetëve, shteti është në funksion të qytetareve”, përfundoi z. Trenova.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021