Kryeparlamentarja Spiropali takim me Mickoskin, zbardhen temat e diskutimit
Në vijim të vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryeparlamentarja Spiropali u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Spiropali nënvizoi vullnetin e Shqipërisë për avancimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në nxitjen e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.
“Shqipëria gëzohet për çdo arritje të RMV drejt anëtarësimit në BE-së dhe si partnere në NATO. Të dy vendet tona do të vijojnë të bashkëpunojmë për thellimin e reformave demokratizuese dhe integruese, përafrimin e legjislacionit dhe të politikave me standardet e BE-së si edhe perspektivën euroatlantike të BP. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë anëtarësimin në BE. Të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe gjuha shqipe˝, theksoi kryeparlamentarja.
Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi bashkëpunimin dypalësh me Shqipërinë dhe progresin drejt integrimit europian dhe u shpreh se të dy vendet e kanë merituar prej kohësh anëtarësimin në BE.
Pra, në mënyrë të përmbledhur pikat kryesore të cilat ishin pjesë e diskutimeve ishin këto:
– Të avancohet me bashkëpunimin dypalësh dhe partneritetin në NATO;
– Anëtarësimi në BE;
– Të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe gjuha shqipe;
– Të përfitohet nga qenia e vendeve në zemër të Korridorit VIII
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë