Spiropali pas reagimit të BE e SHBA për mandatin e Xhaçkës: Kompetencë e “Venecias”
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar përmes rrjetit të saj në X lidhur me vendimin për t’ja kaluar Komisionit të Venecias kompetenc për të kërkuar opoinion për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Kuvendi në seancën e djeshme parlamentare diskutoi lidhjur me këtë çështje pas dy thirrjeve të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Xhaçkës.
Me 65 vota abstenim të socialistëve, 9 kundër (po të PS) dhe 25 pro të deputetëve të opozitës pak pas mesnatës (13 shtator 2024) mazhoranca nuk e “lëshoi” sërish deputeten socialiste.
Ndërkombëtarët kanë reaguar ashpër pas votës së deputetëve socialistë që pengon kalimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të ish Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.
Pas kësaj, reagimi i Spiropalit ka qenë ky:
“Ndaj plotësisht bindjen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit. Prandaj edhe e theksova gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme. Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë.”
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë