Vuçiç do dekorojë përfaqësuesit e vendeve që votuan kundër Rezolutës për Srebrenicën

23 Shtator 2024 | 20:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në Nju Jork se do të dekorojë përfaqësuesit e shteteve “që ishin në anën e Beogradit” gjatë miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në maj.

“E shoh se disa po çmenden sepse ne po dekorojmë njerëzit që mbrojtën ligjin ndërkombëtar dhe mbrojtën Serbinë. Kjo është çështje e brendshme e jona”, tha Vuçiç për gazetarët në Nju Jork më 23 shtator, në prag të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Disa media në Beograd paraprakisht kishin raportuar se Vuçiç do t’i ndajë dekoratë ambasadorit rus në OKB, Vasily Nebenzya.

“Ka, sigurisht, rusë dhe kinezë, nga Nikaragua dhe Meksika, Brazili, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kongo, varet nga niveli i mbështetjes”, shtoi Vuçiç.

Në maj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën e cila shpalli 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Gjenocidi në Srebrenicë, i kryer në korrik të vitit 1995 nga pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpka, la të vrarë të paktën 8.372 boshnjakë.

Tetëdhjetë e katër shtete votuan për rezolutën, 19 ishin kundër, përfshirë Rusinë dhe Kinën, ndërkaq 68 shtete abstenuan.

Rezoluta, veç tjerash, dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës.

Krimi në Srebrenicë më 2007 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë u njoh si gjenocid i kryer nga Ushtria e Republikës Sërpska. Srebrenica në korrik të vitit 1995 ishte zonë e mbrojtur e OKB-së.

Gjykata e njëjtë gjeti Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit.

Para këtij vendimi, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiç, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiç. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026