EMRI Plagoset me thikë 38-vjeçari në Sarandë
24 Shtator 2024 |
20:25
Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e së martës në Sarandë.
Policia tha se ngjarja ndodhi në lagjen nr.1, të qytetit ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Denito Ruçi ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Mariglen Duro, 38 vjeça i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk