​Themelimi i Asociacionit, ambasadori gjerman kërkon nga qeveria hapa konkret

25 Shtator 2024 | 11:51

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se ky veprim është thelbësor për integrimin e serbëve në institucionet kosovare.

Diplomati gjerman nënvizoi nevojën që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

“Ajo që na nevojitet është integrimi, pajtimi dhe kompromisi dhe rruga për ta arritur këtë është në tavolinë. Ju e dini, siç tha Jeff, nuk ka alternativë ndaj dialogut kur keni akterë që ju duhet të angazhoni, dhe quhen, marrëveshjet e Brukselit dhe e Ohrit. Ne duhet të angazhojmë urgjentisht këtë ekip të ri në Bruksel. Për të marrë kapitullin e zgjerimit, dhe e them vazhdimisht, Kosova duhet të jetë aktive në këtë çështje të ASM-së, sepse është një rrugë e qartë për të integruar edhe pakicën serbe të Kosovës dhe gjithashtu për të treguar se Kosova me këtë tregon se për ta, kjo marrëveshje është gjallë. Ndryshe, BE-ja mbetet e pakapshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. E dini, ju nuk mund t’i bindni anëtarët nëse nuk mund të arrini minimumin. Dhe, dua të them, nëse Kosova ose nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, njerëzit e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të lëvizin drejt BE-së”, tha ai në edicionin e tretë të Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci.

Krahas kësaj, Rohde theksoi nevojën e zhbllokimit të vendimmarrjes në organizatën rajonale CEFTA para samitit të Procesit të Berlinit më 14 tetor.

“Kemi opsione të mëdha për momentin në tavolinë, kemi lehtësinë bruto, mendoj afër 900 milionë për Kosovën, ju e dini Serbia disa miliarda, edhe vendet e tjera. Procesi i Berlinit, siç e keni parë edhe ju publikisht, është angazhuar shumë në… Ballkanin Perëndimor për të arritur një kompromis përpara samitit të fundjavës së 14 tetorit, një bllok, dhe pak a shumë një duzinë marrëveshjesh të bllokuara prej disa vitesh. Dhe për mua, anëtarësimi në Këshillin e Evropës mbetet në tryezë dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme, edhe për të drejtat dhe çështjet e pakicave”, theksoi Rohde./KosovaPress

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026