VIDEO| Momenti kur Salianjit i komunikohet vendimi i Apelit, “shokohen” deputetët
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.
Në sallën e gjyqit, kanë qenë të pranishëm edhe kolegë të tjerë të PD me Salianjin, mes tyre edhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Gazment Bardhi.
Menjëherë sapo është komunikuar vendimi i gjykatës, nga pamjet e para që janë siguruar në sallën e gjyqit, deputeti Salianji shihet i tensionuar, teksa nga ana tjetër Gazment Bardhi ka komentuar ashpër dhe me tone të larta vendimin .
“Po se do shkoj në Gjykatë të Lartë më kupton dhe mendon që do e mbështesë Fatmir Xhafaj, kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Merr dy dëshmitarë si gjyqet politike, dëno deputetë të opozitës,” –u shpreh Bardhi.
Më tej në një deklaratë për mediat, Salianji tha se gjithnjë ka bërë betejë kundër trafikantëve dhe këtë do vazhdojë t’a bëjë edhe në vijim me dosje të tjera që siç u shpreh ai nuk do quhen më “Babale”, por “Mamale”.
“Siç e ndoqët në seancë gjyqësore. Ky ishte një vendim i falsifikuar. Procesi u shty për ti dhënë mundësi atij që ka ndërtyuar nga fillimi deri në fund këtë proces që ëhstë Fatmir Xhafaj. Unë nuk kam bërë betejë kundëtr trafikantëve të drogës. Në të ardhmen do kemi shumë procese të tjera, procese “Mamale”. Do jemi prap këtu”,-u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)