Dënimi me burg i Ervin Salianjit, shpërthejnë kolegët: Diktaturë! Persekutim politik

26 Shtator 2024 | 14:39

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi këtë të enjte me 1 vit burg deputetin Ervin Salianjin për veprën penale të kallëzimit të rremë.

Në lidhje me dënimin e gjykatës për atë që njihet si dosja “Babale”, kanë reaguar ashpër dhe kolegët e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike.

Dhurata Çupi e ka cilësuar 26 shtatorin si ditën më të keqe të demokracisë, pasi politika dhe krimi i organizuar kanë përdorur drejtësinë për t’u hakmarrë ndaj një deputeti që i ka kallëzuar.

Sot është një ditë e keqe.

Dënimi i deputetit Ervin Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, nuk është një vendim i dhënë nga drejtësia, por nga qeveria që kontrollon segmente të rëndësishme në çdo institucion të drejtësisë!

Hakmarrja politike për luftën e Ervin Salianjit kundër krimit të organizuar të lidhur me qeverinë është një këmbanë tjetër alarmi pas arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha!

Sot është dita që këtë dënim ta konsiderojmë si heqje e lirisë për secilin prej nesh! Na duhet të reagojmë, sepse nesër do të jetë vonë”, shkruan Çupi në rrjete sociale.

Ndërkohë që kolegët e tjerë të Salianjit, Kreshnik Çollaku dhe Tritan Shehu kanë cilësuar dënimit e Salianjit si perseutim politik.

Dënimi i Ervin Salianjit, një deputeti të opozitës, në fillim të fushatës elektorale nuk meriton asnjë emër përveçse Persekutim Politik dhe është një shenjë se niveli i garancive demokratike në Shqipëri është në pikën e vdekjes”, shkroi Çollaku.

Postimi i Tritan Shehut:

Ky regjim po rikthen vitin 1946! Autokracia po shndërrohet në diktaturë!

Burgosja dhe izolimi i deputetëve janë dëshmi e qartë e kësaj!

Pas burgosjes politike të Berishës, revanshi vazhdon.

Sot Salianji…

Nesër radha vazhdon, dhe mund të jetë e gjatë.

Askush nuk është më i përjashtuar, kudo në Shqipëri.

Deri kur kështu?!

Deri sa njerëzit të vendosin të përballen me regjimin

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026