Macron kërkon reformimin e OKB-së: Të zgjerohet Këshilli i Sigurimit

26 Shtator 2024 | 14:59

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka bërë thirrje për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai ka paralajmëruar se dështimi në ndëshkimin e krimeve kundër njerëzimit rrezikon të lejojë që këto krime të kthehen në diçka normale.

“Një vend i përhershëm në Këshillin e Sigurimit nuk është privilegj. Është përgjegjësi, një përgjegjësi e madhe që e gëzojnë vetëm 5 vende që duhet të jenë gardianë të paqes. Sot, disa nga këto vende nuk po e ushtrojnë këtë përgjegjësi. Ndaj, Këshilli i Sigurimit duhet të reformohet për të qenë më gjithëpërfshirës, më legjitim dhe më efikas”, deklaroi Michel.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron ndau të njëjtin opinion.

“Për sa kohë kemi një Këshill Sigurimi të bllokuar, në mënyrë reciproke nga interesat e disa vendeve dhe disa të tjerave, do të jetë e vështirë të bëjmë progres. / Ndaj, ne duhet t’i bëjmë Kombet e Bashkuara më efikase, duke i bërë vendet anëtare më të përfaqësuara. Për këtë arsye Franca, dhe këtë e përsëris, mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurimit. Gjermania, Japonia, India dhe Brazili duhet të bëhen vende të përhershme, bashkë me dy vende nga Afrika që duhet të përfaqësojnë kontinentin”, deklaroi Macron.

Duke folur për luftën në Gaza, Macron bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe mbështeti zgjidhjen me 2 shtete.

Ai shtoi se të gjitha palët duhet të përmbushin detyrimet dhe se në Liban lufta nuk mund dhe nuk duhet të materializohet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes

Inspektorët nga agjencia mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara do të vizitojnë centralet bërthamore në Iran. Kështu njoftoi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike...
09:37 | 24/06/2026

Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh

Katari do të rifillojë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm, LNG brenda disa javësh. Kështu ka njoftuar kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman...
09:32 | 24/06/2026

OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit

Organizata Ndërkombëtare Detare, IMO, e Kombeve të Bashkuara ka filluar evakuimin e më shumë se 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit pas memorandumit...
09:21 | 24/06/2026