EMRI| Ishte larguar nga banesa, Policia shpëton nga mbytja në lumë të moshuarin

26 Shtator 2024 | 22:10

Një denoncim i bërë rreth orë më parë në Policinë e Beratit për humbjen e një të moshuari, ka ngritur në këmbë efektivët e Policisë së qytetit.

Grupe të sektorit të qarkullimit rrugor dhe Patrullave të Përgjithshme, kanë kontrolluar të gjithë territorin ku mendohej se 92-vjeçari Qemal Grëmshi ishte parë për herë të fundit dhe e kanë gjetur atë në ujërat e lumit Osum, duke u mbytur.

Menjëherë janë organizuar në grupe efektivët e policisë, të cilët të lidhur me litarë kanë hyrë në lumë dhe pasi kanë pikasur të moshuarin që ishte në mes të rrymës, kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga lumi.

Operacioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta dhe pas nxjerrjes nga ujërat e Osumit, policia e ka transportuar të moshuarin drejt Spitalit Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Fatmirësisht i moshuari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ekzaminohet në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat. Sipas familjarëve, 92-vjeçari Qemal Grëmshi vuan nga skleroza.

Njoftimi i Policisë:

Berat-Rreth orës 19:00, në Policinë e Beratit është paraqitur shtetasi F. G., i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Q. G., 92 vjeç, banues në Berat, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë informacionin, janë organizuar dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 92-vjeçarit. Pas 30 minutash, e kanë gjetur të moshuarin në ujërat e lumit Osum.

Shërbimet e Policisë i kanë ardhur menjëherë në ndihmë shtetasit Q. G. dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga uji. Më pas, ai është transportuar në spital me autoambulancë, për ndihmë mjeksore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026