Ndahet nga jeta ikona e kimenatografisë angleze
Aktorja Dame Maggie Smith, e njohur për rolet e saj në shumë filma, përfshirë Harry Potter dhe Doënton Abbey, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, ka thënë familja e saj.
Në një deklaratë nga djemtë e saj Toby Stephens dhe Chris Larkin thuhet mes të tjerash: “Me pikëllim të madh duhet të njoftojmë vdekjen e Dame Maggie Smith. Ajo ndërroi jetë paqësisht në spital herët në mëngjesin e sotëm, e premte 27 shtator dhe ishte me miqtë dhe familjen në fund. Ajo la dy djem dhe pesë nipër e mbesa të cilët janë shkatërruar nga humbja e nënës dhe gjyshes së tyre të jashtëzakonshme”.
Dame Maggie fitoi një Oscar për aktoren më të mirë për The Prime of Miss Jean Brodie në 1969 dhe aktorja më e mirë dytësore për California Suite në 1978.
Kohët e fundit ajo fitoi një brez të ri fansash si Violet Crawley, Kontesha Dowager e Grantham, në Downton Abbey dhe duke luajtur rolin e profesores Minerva McGonagall në filmat e Harry Potter.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro