Aksident në Lushnjë| Përplasen dy automjete, plagosen tre persona

30 Shtator 2024 | 09:35

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor “Berat-Lushnjë”, shtetasi V. C., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin M. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026