Opozita bojkoton komisionet, Peleshi: Zgjedhje e tyre, shpresoj të mos…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi tha në një deklaratë për mediat se grupi i PS do vijojë të ndjekë jetën parlamentare, komisionet dhe parlamentin.
I pyetur lidhur me vendimin për dënimin me burg të deputetit Ervin Salianji, Peleshi refuzoi të komentonte një vendim të formës së prerë, ndërsa theksoi se ndarja e politikës nga drejtësia është ajo që kërkojnë qytetarët.
“Sot është zhvilluar një seancë e komisionit të integrimit ku ka kaluar një raport, kanë marrë pjesë pak deputetë të opozitës. Është zgjedhja e opozitës nëse do të marrë pjesë apo jo në komisione. Nuk komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë, nuk e kemi bërë as me kolegët tanë. Është vendim i formës së prerë, nuk jemi mbi organet e drejtësisë, këtë kanë kërkuar edhe shqiptarë, që të ndahen pushtetit. Shpresoj që opozita të mos shkojë në skenarë që i kemi parë edhe më herët, që nuk kanë qenë të suksesshëm si bojkoti apo dhuna”, tha Peleshi.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës