Parlamenti në flakë! Bardhi: Do na kenë përballë, nuk na mbyllin dot gojën
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të djegin karriget e tyre përpara ambjenteve të Parlamentit në shenjë proteste, pas dënimit me burg nga Gjykata e Apelit të deputetit, Ervin Salianji.
Ky aksion i opozitës vjen pas thirrjes së tyre për mosbindje civile dhe organizimin e një proteste në 7 Tetor kundër qeverisë.
Fillimisht, në nisjes së seancës deputetët e opozitës kanë hedhur sende drejt kryeparlamentares e më pas kanë vijuar me nxjerrjen e karrigeve jashtë sallës, ku dhe më pas u kanë vendosur flakën.
Në një pronocim të shkurtër kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se ky aksion i tyre është një kundërpërgjigje ndaj 2 vendimeve të padrejta për dy aktorë të rëndësishëm të këtij subjekti, arrestit të shtëpisë për Sali Berishën dhe burgosjes së Ervin Salianjit.
“Meqënëse Edi Rama i ka vënë flakën Parlamentit, ne po i vendosim flakën karrigeve tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona, jemi për mbrojtjen e interest publik, që është shndërruar në rrezik për cilindo që denoncon lidhjet e Edi Ramës me krimine organizuar. E provoi kryetari i Partisë Demokratike, që është prej një viti në arrest shtëpie, për shkak se ka vendosur që të përballet me regjimin e Edi Ramës. I dyti ishte nënkryetari i grupit parlamentar të Pd, denoncoi lidhjet e familjes Xhafaj me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe po e vuan dënimin prej 3 ditësh. Edi Rama ka djegur Parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona, sepse nuk jemi për veten tonë por për qytetarët. Jo djegien e mandatave e bëri kush e bëri, neve do na kenë përbllë në çdo moment me regjimin kriminal të Edi Ramës dhe kujtdo që do t’i mbyllë gojën të vërtetës,” –u shpreh Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania