Klinika Stomatologjike Universitare: Shërbime falas për të moshuarit
Klinika Stomatologjike Universitare nëpërmjet kabineteve të lëvizshme dentare ka shkuar në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, për të ofruar shërbim dentare për të gjithë falas. Puna e ekipit të mjekëve u pa nga afër edhe nga ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu , që vizitoi të moshuarit në ditën e tyre.
“Kam ardhur së bashku me shërbimet e Klinikës Stomatologjike Universitare që t’ju shërbejmë tashmë me një kontroll të shëndetit të dhëmbëve për këdo që ka nevojë edhe për një ndërhyrje apo një shërbim nga Klinika Stomatologjike Universitare.
E di që disa prej jush e kanë të vështirë për ta aksesuar prandaj vijmë këtu dhe patjetër edhe për të shërbyer me protezat falas për ata që kanë nevojë. Brenda muajit të gjithë punonjësit dhe do ju marrin masat e nevojshme dhe di t’ju sjellin këtu protezat”, u shpreh Koçiu gjatë bashkëbisedimit me të moshuarit. Për të moshuarit u mundësuan shërbime terapeutike, kirurgjikale dhe trajtimet protetike sipas nevojës.
Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu theksoi se shërbimi dentar për të moshuarit do të shtrihet edhe në Shtëpitë e të Moshurave si dhe në Qendrat Ditore të shërbimeve për të moshuarit në gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
- 1 në 8 gra risk për kancer gjiri, Koçiu: Mamografia do të ofrohet pranë vendbanimit
- U braktis nga fëmijët, 74-vjeçari i paralizuar në azil: Fajtor për dashurinë që fala
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë