Përfundon aksioni i opozitës në Kuvend, Bardhi: Parlamenti ka rënë, Rama si Putini
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, deklaroi pas përfundimit të aksionit opozitar këtë të enjte në Kuvend se parlamenti në Shqipëri tashmë ka rënë.
Bardhi shprehu shqetësimin e tij në lidhje me situatën në parlamnet, ku sipas tij deputetët e opozitës përjashtohen dhe nuk lejohet të kryejnë detyrën e tyre.
Ai shtoi se kryeministri Rama sjell deputetët e PS që të përplasen me kolegët e opozitës dhe vetë nuk vjen ne parlament.
“Kryetarja e Parlamentit hyn si miqësore në Kuvend, por për mua kjo nuk duket normale parlamentare. Ligjet mund të mblidhen dhe të miratohen edhe në vilën e Ramës në Surrel. Problemi është se sot ka rënë parlamenti. Ne sot kemi një regjim ku deputetët e opozitës nuk lejohen të ushtrojnë funksionin e tyre brenda sallës me forca sigurie. Nuk bën asgjë më shumë apo më pak Putini se sa kjo që po bën Edi Rama. Ai sjell deputetët e tij si dele që të përplasen me opozitën, ndërsa ai vetë fshihet në Surrel. Kjo është tipike për politikanët që fshihen pas grave, pas deputetëve, dhe pas njerëzve që i keqpërdorin, ndërkohë që vetë qëndron dhe shijon luksin e parave të vjedhura të shqiptarëve në Surrel,” tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West