Rrugë sekrete në Parlament? Dash Sula: Ja si u fut në sallë Spiropali
Pas djegies së karrigeve ditën e hënë, depuetët e opozitës zgjodhën të digjnin manekinët me porteret e politikanëve të PS të cilët ata i akuzojnë se vëllezërit e tyre janë të përfshirë në trafikun e drogës.
Kjo seancë pleanare u shoqërua me debate dhe përplasje të forta fizike mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.
Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan këtë të enjte hyrjet e parlamentit, duke penguar socialistë të hyjnë në sallë.
Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike.
Por socialistët hynë më pas nga dyert dytësore dhe seanca plenare nisi me vonesë.
Për të diskutuar rreth kësaj dhe asaj se çfarë nuk u pa në këto përplasje, gazetari Ardit Hoxha tha në Euroneës Noë me Erla Mëhillin se momenti më interesant ishte taktika që përdorën deputetët e Partisë Socialiste për të hyrë brenda ambienteve të Kuvendit.
Sipas tij, vëmendja u mor nga kamerat dhe nga deputetët demokratë në momentin kur hyri makina e eskortës së kryeparlamentares Spiropali, kohë kjo kur socialistët përfituan dhe u larguan përmes një hyrje që përdoret nga Shërbimet e Brendshme të Parlamentit.
Gazetari Hoxha sqaroi se gjatë kësaj kohe, Spiroplai kishte përdorur një rrugë sekrete nga një qendër tregtare drejt Kuvendit.
“Momenti kur grupi i Partisë Demokratke ishin të përqëndruar në hyrjen e pasme të Kuvendit, nga ku hyn kryeministri, kryetarja e Parlamnetit dhe ministrat, për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve u afrua eskorta e zonjës Spiropali. Gjithë kamerat, deputetët shkuan aty, ndërkohë që deputetët e Partisë Socialiste shfrytëzuanmomentin dhe hynë nga një derë sekretet që përdoret nga shërbimet e brendshme. Zonja Spiropali ishte brenda në atë moment sepse ishte future nga një qendër tregtare aty afër,” –tha gazetari.
Më tej, deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula në vijim të fjalës së gazetarit, pohoi se Spiropali ka përdorur një “tunel sekret” për të mbërritur në Kuvend.
“Ka bërë tunel të nëndheshëm, janë tunele për rrezik armiku. Mund të jetë sipër ose jo, por ka tunele sekrete. Nëpër tunele po ikin ata, ne rrimë jashtë,” –u shpreh Sula.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës