Grabitet taksisti në zonën e ish-Bllokut, 2 persona e kërcënojnë dhe i marrin paratë

4 Tetor 2024 | 16:05

Një shofer taksie ka rënë pre e një grabitjeje në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy persona ende të paidentifikuar kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash që ndodhej në auomjet.

Autorët e dyshuar i kanë thyer xhamin mbrapa të taksisë dhe kanë marrë një qese ku ishin paratë. Taksisti në momentin që ndodhi ngjarja ka qenë duke parkuar tek zona Ppresidencës.

Euronews Albania mëson se taksisti punonte si korrier. Ai merrte paratë nga një ex-change dhe i dërgonte në bankë.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 04.10.2024, në zonën e ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026