“Idetë më të mira digjitale”, Ekipet ballkanike konkurrojnë për çmimet Balkathon

4 Tetor 2024 | 17:42

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka prezantuar fituesit e konkursit të pestë online të Ballkanit Perëndimor për zgjidhjet më të mira dixhitale.

Nga 80 aplikime, juria përzgjodhi shtatëmbëdhjetë finalistë, të cilët konkurruan duke prezantuar zgjidhjet e tyre dixhitale përpara jurisë së ekspertëve.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u hap nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RCC dhe Andrea Ferrero, Shef i Seksionit për Zhvillimin Ekonomik dhe Social të Delegacionit në Bashkimin Evropian në Shqipëri.

“Vite më parë gjatë periudhës së pasigurt të pandemisë kur bota sapo po përshtatej me një realitet të ri nisën pyetjet se Çfarë mund të bëjmë? Çfarë mund të krijojmë çfarë problemi? Njerëzit me aftësi dhe perspektiva të ndryshme nga i gjithë rajoni së bashku inkurajuan bashkëpunimin për idetë digjitale. Ju keni fuqinë për të bërë një ndryshim jo vetëm në jetën tuaj, por në jetën e të gjithë atyre që ju rrethojnë. Kjo është koha për të sjellë gjëra të mëdha dhe për këtë duhet guxim,” –u shpreh Bregu.

Çmimet për idetë digjitale u dhanë për Kosovën që krijoi platformën e klinikës shëndetësore duke u mundësuar pacientëve të rezervojnë konsultime online me mjekë duke kursyer kohë dhe duke kaluar distancat.

Për Malin e Zi u dha çmimi për idenë digjitale për shërbimin taksi sipas kërkesës. Ndërsa çmime të tjera u dhanë për Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedonia.

“Teknologjitë e avancuara përdoren për të ngritur inovacione dhe për të zgjidhur problemet dhe jo për të krijuar të reja,” –tha Bregu.

Krahas këtyre çmimeve që u shpërblyen me 7 mijë euro secila u dhanë dhe tre çmime të tjera speciale, të cilat shkuan për Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Konkursi Balkathon, i nisur në vitin 2020 dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, është iniciativa e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal  që synon fuqizimin e novatorëve të rinj nga rajoni. Deri më tani ka rezultuar me afro 400 aplikime, 22 fitues dhe 22 produkte të reja dixhitale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026