Trump: Izraeli duhet të godasë objektet bërthamore të Iranit

5 Tetor 2024 | 09:14

Donald Trump ka deklaruar se Izraeli duhet të godasë objektet bërthamore të Iranit si një kundërpërgjigje ndaj sulmit të fundit me raketa nga Teherani. Gjatë një aktiviteti të fushatës republikane në Karolinën e Veriut, Trump kritikoi presidentin Joe Biden, i cili ka deklaruar se nuk do të mbështesë një përgjigje që përfshin goditjen e objekteve bërthamore iraniane.

Biden në deklaratata e tij ishte i prerë se Izraeli në kundërpërgjigjen e tij nuk duhet të godasë fushat e naftës dhe centralet bërthamore të iranit

“Po të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera, në vend të rezervave të naftës”, deklaroi sërish ditën e premte Biden.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se Izraeli do t’i përgjigjet sulmeve iraniane, pas një episodi ku rreth 180 raketa u lëshuan në drejtim të Izraelit. Tensionet në rritje mes Izraelit dhe Iranit përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin në rajon, dhe shumë liderë, përfshirë Trump, kanë theksuar nevojën për një reagim të fortë nga ana e izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026