Floriana Garo kandidate për deputete në 2025, zëdhënësja e PD e zbulon në Euronews
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania gatishmërinë për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ajo tha se pjesë e ambicies së saj politike është dhe kandidimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nën logon e PD.
Garo apeloi që pjesë e listave të Partisë Demokratike të ketë më shumë përfaqësim të grave.
“Mendoj që gratë duhet të marrin më shumë përgjegjësi, mendoj se zoti Berisha do t’ia lërë këtë përgjegjësi edhe grave në hartimin e listave në zgjedhjet që do të vijnë dhe do të shohim më shumë prezencë femërore. Unë jam futur në këtë parti edhe për të shpalosur ambiciet e mia politike edhe për të parë se si ishte kjo fushë. Gjatë kësaj kohe, unë kam mësuar shumë dhe kam dhënë shumë në një kohë të vështirë opozitare, duke vënë fytyrën time, mendjen dhe kohën në këtë parti. Është një evolucion që po shkon drejt kësaj,” tha Garo në një intervistë për gazetaren Greta Topjana.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje