Mesazhet ndaj Bardhit, Karamuço: Duan t’ju mbyllin gojën atyre që sulmojnë krimin

5 Tetor 2024 | 22:02

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka marrë pak ditë më parë një mesazh përmes aplikacionit ‘Signal’ që përmban emrat e dy eksponentëve të krimit të organizuar: Ervis Martinaj, i cili është i zhdukur, dhe Erigers Mihasi, i cili ka ndërruar jetë.

Ky zhvillim ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke ngritur pyetje mbi motivet dhe kontekstin e këtij mesazhi.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në emisionin Review dha etaje mbi hetimet që po zhvillohen në lidhje me këto mesazhe drejt Bardhit.

Ai theksoi se aktualisht janë disa hetime që po ecin paralelisht, duke përfshirë një hetim nga Policia e Shtetit dhe një tjetër nga Anti-Terrori. Sipas tij, këto hetime përfshijnë analizën e IP-ve dhe identifikimin e personave të përfshirë.

“Janë disa hetime që po ecin paralelisht. Është hetim nga Policia e Shtetit, një nga Anti-Terrori, ku është IP-ja, ku është ku person dhe kë ka mbrapa. Informacione ka, por janë të rrugës operative dhe të arrestohen personat konkretë. Ndërkohë SPAK-u ka vendosur në dispozicion laboratorin më të mirë që ka, me ekspertë shqiptarë dhe izraelitë, për t’idalë deeri në fund kësaj pune. Di t‘ju them që kjo është në vazhdën e asaj që po ndiqen nga ana e botës së së keqes për të shantazhuar, relativizuar, mbyllur gojën për këta njerëz që flasin me këto sisteme kriminale që kanë përfshirë shumë njerëz kur të dalin si të vërteta,” – ka shtuar Karamucho, duke nënkuptuar se situata është e ndërlikuar dhe se ka një përfshirje të gjerë të individëve në këto aktivitete kriminale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026