“Mafia ka marrë me qira shtetin”, Çollaku zbardh rrezikun nga krimi i organizuar
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin Review, ka tërhequr vëmendjen ndaj një situate alarmante të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e përshkruar shtetin si të shkërmoqur.
Ai theksoi se, ndërsa DEA (Agjencia për Luftimin e Drogës) ka hapur një zyrë në vend, kjo zyrë nuk po adreson një nga problematikat më të mëdha që e përfshin Shqipërinë, korrupsionin.
“Ne jemi tek shkërmoqja e shtetit. Këtu DEA ka hapur zyrë, por nuk ka hapur zyrë për korrupsionin. Ne kemi një problem shumë më serioz, mafia ka marrë me qira shtetin. Këta që do na japin mëndime të ndershme ne që kuvendojnë me mafian atje, këta do luftojnë korrupsionin.” –tha Çollaku.
Sipas Çollakut, lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar janë një pengesë e madhe për zhvillimin e vendit dhe për krijimin e një sistemi të drejtësisë që funksionon për qytetarët.
Deklaratat e tij vijnë në një kontekst ku shqetësimet për korrupsionin dhe ndikimin e krimit të organizuar janë në rritje, duke bërë që shumë qytetarë të humbasin besimin në institucionet e shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë