Napoli në krye pas 7 javësh: Mposhtet Milani, Juventus ndalet nga Cagliari

7 Tetor 2024 | 11:15

Gara në kampionatin italian është bërë tejet interesante nga java në javë, ku në krye të klasifikimit qëndron Napoli, i cili e nisi sezonin jo mirë. Skuadra e Antonio Contes numëron 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit, mes tyre dhe 1 barazim, duke konfirmuar ecurinë më pozitive në krahasim me ekipet e tjera të kreut. Në javën e 7-të, napoletanët mposhtën Comon 3-1, duke siguruar kështu 16 pikë në ligë.

Sa i përket skuadrave si Milani dhe Juventusi, e diela nuk rezervoi rezultate pozitive; bardhezinjtë barazuan me Cagliarin, ndërsa milanezët u mposhtën në transfertë nga Fiorentina. Juventusi gjeti avantazhin që në minutën e 15 me një penallti të ekzekutuar saktë nga Vlahovic. Fraksioni i dytë nuk shkoi mirë për të besuarit e Thiago Mottës, të cilët u ndëshkuan në fund nga Marin po me një penallti. Ky ishte barazimi i katërt për bardhezinjtë këtë sezon.

Sa i përket duelit Fiorentina-Milan, u akorduan 3 penallti, 2 të shpërdoruara nga Hernandez e Abraham, dhe 1 nga Kean për ekipin violë. Golat u shënuan nga Adli dhe Gudmundsson për Fiorentinën, ndërsa Pulisic shënoi për Milanin, duke e mbyllur rezultatin 2-1. Lazio arriti një fitore të rëndësishme duke përmbysur Empolin 2-1, duke u ngjitur në vendin e katërt në klasifikim me 13 pikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
15:41 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026