Viti i ri akademik/ Mbyllet Ekonomiksi në Korçë, në Elbasan preferohet mësuesia
Mbyllet programi mësimor i Ekonomiksit në universitetin e Korçës ndërkohë që rrezikohen 3 programe të tjera, si gjuha e pakicave, matematika dhe frëngjishtja.
Rektori i këtij universiteti Lorenc Ekonomi tha se reduktimi në maksimum i bursave të programeve prioritare ka ndikuar edhe në ulje e numrit të studentëve në këto programe.
“Ekonomiksi është i sigurte qe mbyllet, sipas ligjit për disa vite nqs ka 0 regjistrime, I takonte senatit për gjithë programet. Ka programe të tjera, janë me pak studentë. Do mbyllen? Pedagogët do të marrim vendim për këtë. Ndihet në shifra, ato që kane qene prioritare ka ulje”,-tha Lorenc Ekonomi, rektori i universitetit të Korçës.
Këtë vit akademik në universitetin e Korçës do të studiojnë 2336 studentë të jene pjesë e 56 programeve në 4 fakultetet e këtij universiteti.
Edhe në Elbasan Universiteti “Aleksandër Xhuvani“ ka hapur dyert për studentët. Këtë vit janë regjistruar 1100 studentë, ku sipas rektores ky numër është më i madh se një vit më parë. Degët më të preferuara janë financa dhe menaxhim biznesi, por edhe mësuesia për arsimin parashkollor.
Interes të lartë ka edhe për degët shkenca mjekësore teknike, teknologjitë e informacionit dhe edukim fizik. Risi e këtij viti është regjistrimi i studentëve nga Presheva në Universitetin e Elbasanit. Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të ndërveprimit ndërkombëtar dhe krijimit të mundësive të reja për studentët nga rajone të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos në shtesë finalen dramatike ndaj Argjentinës
Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez
Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë
- 11:22 Ndryshimet në Kodin Civil, Balla: Një tjetër hap drejt harmonizimit me legjislacionin e BE-së
- 11:01 Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen 3 persona
- 10:52 Gjyqi “Partizani”, ish-presidenti Topi paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 10:37 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, Gjykata cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për 3 personat e përfshirë në konflikt
- 10:36 Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
- 10:32 930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo