“Kush shet votën, ka shitur dinjitetin”, ambasadorja Kim shpërndan mesazhin e Kishës Katolike për 25 prillin

15 Prill 2021 | 16:16

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim ka ripostuar në profilin e vet në Twitter mesazhin e Kishës Katolike lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë thirrje që të mos shitet e blihet vota.

“Mesazh i fuqishëm i Kishës Katolike; shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon”, shkroi ambasadorja e SHBA,

Kisha Katolike në mesazhin e përcjellë për zgjedhjet e 25 prillit, ftoi qytetarët që ta ushtrojnë masivisht të drejtën e votimit. Në emër të gjithë Ipeshkve, në fjalën e tij Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta tha se nuk është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyshimtë.

“Kush e shet votën me para, ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes së tij dhe nuk ka më zë për të kërkuar llogari. Kush e blen votën me para duke përfituar nga varfëria ekonomike e votuesve nuk është i denjë të ulet në karrigen e deputetit. Si Ipeshkvi, nuk është rasti të votohen kandidatë me një të kaluar të dyfishtë. Integriteti moral i kandidatit duhet të jetë një kusht i domosdoshëm”, thuhet në deklaratën e Dom Gjergj Meta, sekretar i përgjithshëm i KISH-it.

Në mesazhin e Kishës Katolike u evidentuan edhe sfidat më të cilat do duhet të përballen ata që do qeverisin vendin pas zgjedhjeve të 25 prillit. Mes tyre sfida e pandemisë, rindërtimit, braktisja e vendit nga të rinjtë, por edhe korrupsioni dhe sistemi i drejtësisë.

“Sfida tjetër themelore e rëndësishme është forcimi i institucioneve që do dalin nga reforma në drejtësi, që ne e kemi në letër por që duhet të aplikohet sa më shpejt dhe me guxim.  E fundit por jo për nga rëndësia, është lufta ndaj korrupsionit që është evidentuar edhe nga institucionet kombëtare si një plagë e rëndë dhe akute e shoqërisë tonë”, thotë – Dom Gjergj Meta

Në përmbyllje Kisha Katolike bëri thirrje që qytetarët të mos e keqpërdorin votën pasi ky do ishte një dëm i madh për individin, familjen dhe vetë vendin.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026