VIDEO/ Mbahet tubimi i PD, qytetarët dhe deputetët marshojnë drejt Kryeministrisë

7 Tetor 2024 | 18:25

Ka nisur protesta kombëtare e Partisë Demokratike në Tiranë.

Mbështetës të PD të vendosur në disa pika të kryeqytetit kanë nisur të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Pjesa më e madhe e demokratëve janë grumbulluar para selisë blu, nga ku bashkë me deputetë dhe eksponentë të PD nisën marshimin gjithashtu drejt Kryeministrisë.

Në krye të mbështetësve që u nisën nga selia e Partisë Demokratike qëndrojnë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Falmur Noka, dhe kreu i grupit, Gazment Bardhi, si dhe eksponenetë të tjerë të lartë të partisë.

Nga ana tjetër edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është bashkuar protestës së opozitës, ai është nisur me sipmpatizantët e PL nga selia e partisë drejt bulevardit përpara Kryeministrisë.

Pavarësisht rëndësisë së ngjarjes, Noka dhe Bardhi kanë zgjedhur të mos japin asnjë prononcim për mediat, duke ruajtur kështu një qëndrim të ulët në lidhje me protestën.

Protesta është pjesë e një serie mobilizimesh të organizuara nga Partia Demokratike në një përpjekje për të rritur presionin mbi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për qeveri teknike. Ajo vjen pas tensioneve të rritura politike, sidomos pas dënimit të deputetit Ervin Salianji.

Rreth 1500 forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026