VIDEO| Protestuesit përplasen me policinë, qëllohet me molotov: Shpërthime të shumta

7 Tetor 2024 | 19:02
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë ka përshkallëzuar në përplasje fizike mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Ishin fillimisht, deputetët e Partisë Demokratike dhe disa mbështetës të PD që u konfrontuan me efektivët e vendosur rreth perimetrit të sigurisë së Kryeministrisë.
Më pas, protesta u përkeqësua me hedhjen masive të bombave molotov dhe lëndëve piroteknike drejt godinës së Kryeministrisë dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Zëdhënësi i Policisë u ka bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të ndalojnë aktet e dhunës dhe të shmangin sulmet ndaj forcave të rendit.
Për shkak të shpërthimeve, pema përpara Kryeministrisë ka marrë flakë, por zjarrfikësit kanë arritur të neutralizojnë zjarrin në kohë.
Pasi qëndruan disa minuta përpara Kryeministrisë, aty ku u shënuan dhe konfrontimet e para, grupi i deputetëve të PD u zhvendosën së bashku me mbështetësit në drejtim të sheshit Skënderbej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026