Helmimi i qytetarëve në Dibër, bashkia dhe mjekët japin udhëzime: Kujdes me ujin
Një helmim masiv i qytetarëve ka ndodhur sërish në zonën e Dibrës. Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, disa persona, mes të cilëve dhe fëmijë, janë paraqitur me simptoma të njëjta helmimi në spitalin e Peshkopisë.
Analizat fiziko-kimike të ujit janë kryer, por rezultatet nuk kanë dhënë ndonjë informacion të qartë për shkakun e helmimit.
Ndërkohë qendrat shëndetësore në dibër dhe strukturat e bashkisë kanë informuar qytetarët dhe kanë sugjeruar që uji të përdoret me kujdes deri në raportimin përfundimtar nga strukturat përkatëse.
Njoftimi:
Informojmë për situatën në territorin e qarkut Dibër, datë 08.10.2024.
Nga informacionet e marra nga Drejtoria Rajonale Spitalore Dibër dhe nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Dibër, që ditën e djeshme, në urgjencën e spitalit janë paraqitur raste të shtuara me simptoma gastro-enterite, ku kanë marrë shërbimin spitalor dhe janë kthyer në banesa.
Me marrjen e këtij njoftimi, Prefekti ka marrë kontakt me strukturat e spitalit, NJVKSH, Drejtorinë Rajonale të Ujësjellësit dhe Bashkinë Dibër. Në përgjithësi, pacientët kanë marrë serume ditore dhe janë kthyer në banesë. Në 6 raste (5 fëmijë dhe 1 i rritur) janë shtruar në spitale. NJVKSH gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme ka marrë analizat fiziko-kimike në të gjithë depot e fshatrave dhe parametrat kanë dalë në normalitet. Analizat bakteriologjike janë dërguar në ISHP dhe pritet që brenda 24 orësh të kemi përgjigjet.
Ndërkohë, mjekët e familjes dhe strukturat e bashkisë kanë informuar qytetarët për përdorimin e ujit me kujdes deri në raportin përfundimtar nga strukturat përkatëse. Situata ditën e sotme paraqitet më e qetë, ku rastet e paraqitura në urgjencë janë të pakta.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina