Shtohen rastet e helmimeve nga ushqimi, ja 3 produktetet që kontaminohen më lehtë
Rreth 150 pacientë paraqiten mesatarisht gjatë 24 orëve në urgjencën e Spitalit infektiv me problematika të ndryshme shëndetësore.
Në shumicën e rasteve, shkak i paraqitjes janë helmimet nga ushqimet e përdorura. Jo të pakta janë edhe rastet që paraqiten tek mjekët infeksionist në poliklinika.
Mjekja infeksioniste, Alma Hoxhaj thotë se muaji i verës pataqitet si muaji që ka më shumë raste për shkak të rritjeve të temperaturave, të cilat shumojnë mikrobet.
Por cilat janë ushqimet që shkaktojnë më shumë helmim dhe si bëhet ato të rrezikshme për shëndetin?
“Në krye të listës qëndrojnë mishi, veza dhe bulmeti. Të gjitha janë të përbëra nga mikroorganizma në përbërjen e tyre. Mos gatimi i tyre i mirë bën që të rritet rreziku nga helmimi, sidomos në stinën e verës.” –tha mjekja.
Higjena qëndron në krye të cdo këshille që mjekët japin për një shëndet të mire.
Në rastet e një helmimi ushqimor, mjekët rekomandojë që të konsumohet sa më shumë ujë dhe lëngje, e nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se 3 orë, mjekët kërkojnë që pacienti të paraqitet në poliklinikën më të afërt.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit