PD ngushton diferencën me PS në Durrës, LSI humb mbështetjen e 2017-s

15 Prill 2021 | 21:10

Sondazhi i katërt i MRB i organizuar për Euronews Albania tregon se nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, atëherë gara mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në Qarkun e Durrësit do të ishte shumë e fortë.

Të pyetur se cilën parti politike do të votonin, 41.1% e qytetarëve janë shprehur në favor të PS, ndërsa 38.2% janë shprehur pro PD duke bërë që diferenca të jetë vetëm 2.9%. Nga ana tjetër, për LSI janë shprehur 5.1% kurse votë për forca të tjera politike kanë deklaruar 4.6%.

Nga të pyeturit, 7.4% janë ende të pavendosur se cilën parti do të mbështesnin, 2.4% thonë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje kurse 1.2% kanë refuzuar që të bëjnë të ditur se për cilën forcë do të shkojë vota e tyre.

Prirja e votës:

  • PS – 41.1%
  • PD – 38.2%
  • LSI – 5.1%

Krahasuar me sondazhin e kaluar, PS ka një rënie nga 43.3% në 41.1%, kurse për PD ka pasur një rritje nga 36.9% në 38.2%. Në Durrës, krahasuar me mbështetjen që gëzojnë dy partitë e mëdha në sondazhin kombëtar, PD del me gati 3% më shumë ndërsa PS me 2% më pak.

Nisur nga përgjigjet dhe analiza e kryer dhe për votuesit e papërcaktuar përmes pyetjeve specifike, rezultati i zgjedhjeve parashikohet të jetë 46.2% për PS, 42.9% për PD dhe 5.7% për LSI, ndërsa 5.2% e votave do të shkojnë për parti të tjera.

Nisur nga projeksioni i sondazhit të fundit, 14 mandatet e Qarkut të Durrësit do të ndaheshin në mënyrë të barabartë mes PS dhe PD.

Ndarja e mandateve:

  • PS – 7 mandate
  • PD – 7 mandate

Krahasuar me projeksionin e sondazhit të parë, ka një ulje të diferencës mes PS dhe PD nga 7.2% në 3.3%. Për LSI ka një rënie nga 6.1% në 5.7% ndërsa partitë e tjera janë rritur nga 2.9% në 5.2%.

Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2017 ishte 8 mandate për PS, 4 për PD dhe 2 për LSI, e cila në zgjedhjet e kaluara siguroi në këtë qark gati 15% të votave.

Prirja e votës në Durrës by Euronews Balkans

Metodologjia

Për realizimin e sondazhit në Qarkun e Durrësit kanë realizuar 425 intervista ballë për ballë dhe këto intervista janë kryer gjatë periudhës 27 mars – 31 mars. Të gjithë të intervistuarit janë persona mbi 18 vjeç me përkatësi gjinore 49.8% meshkuj dhe 50.2% femra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021