Vizita e Erdogan në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

10 Tetor 2024 | 09:09

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvillon këtë të enjte një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pritet të nënshkruhen dhe disa marrëveshje të rëndësishme midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Marrëveshjet synojnë të thellojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të forcojnë bashkëpunimin në fusha të rëndësishme si bujqësia, arsimi dhe komunikimi.

Më poshtë janë renditur disa nga këto marrëveshje dhe protokollet që do të firmosen:

  • Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Për palën turke: Ibrahim Yumakli, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë

  • Protokoll për hapjen e programeve të studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri, nënshkruar midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit

Për palën turke: Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë

  • Memorandum Mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin, ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim

Për palën turke: Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Presidencës së Turqisë

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026