Gjendet i pajetë në pishinë futbollisti i njohur me origjinë greke, nisin hetimet
Pak muaj më parë u kthye në vendin e origjinës, Greqi, por George Baldock është gjetur i pajetë në banesë, konkretisht në pishinë, dhe madje një shishe alkooli pranë trupit të tij. Futbollisti 31-vjeçar, i lindur në Angli, por me origjinë greke, ka humbur jetën, teksa shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa policia po heton edhe një vrasje të mundshme.
Baldock, i cili në 7 vitet e fundit ishte pjesë e Sheffield në Angli, u gjet i pajetë në pishinë. Bashkëshortja e tij lajmëroi autoritetet pasi kishte humbur kontaktet me të. Ajo ndodhej në Britaninë e Madhe, aty ku edhe vetë lojtari ka lindur dhe ka ngritur karrierën në futboll.
Në hetimin paraprak u bë e ditur se 31-vjeçari kishte konsumuar alkool, dhe trupi iu gjet në pishinë, por ekspertët dyshojnë se mund të ketë diçka tjetër. Për këtë janë sekuestruar të gjitha kamerat, si dhe janë marrë në pyetje familjarët e tij.
Kujtojmë se Baldock e nisi karrierën te Milton Keynes Dons në 2009, në 2017 iu bashkua Sheffield, ku qëndroi për 7 vite, dhe në 2024-ën u transferua te Panathinaikos, duke numëruar 12 paraqitje me kombëtaren greke.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane