Rama dhe Erdogan firomsin marrëveshjet, krijohet Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit

10 Tetor 2024 | 14:18

Pas takimit “kokë më kokë” në Kryeministri, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan firmosën marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Turqisë. Rama dhe Erdogan nënshkruan një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke krijuar një Këshill të Lartë të Bashkëpunimit.

Pas nënshkrimit nga dy liderët, ishte radha e ministrave dhe delegacioneve të dy vendeve për të formalizuar tre marrëveshje të tjera bashkëpunimi. Disa nga marrëveshjet dhe protokollet e nënshkruara janë si më poshtë:

Deklarata e Synimit mbi Bashkëpunimin në Fushën e Sigurimeve në Bujqësi të Mbështetur nga Shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Për palën turke: Ibrahim Yumakli, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë

Protokoll për Hapjen e Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri, nënshkruar midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit

Për palën turke: Erol Ozvar, President i Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë

Memorandum Mirëkuptimi mbi Bashkëpunimin në Fushën e Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimin, ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim

Për palën turke: Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Presidencës së Turqisë

Marrëveshjet synojnë të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe në fusha kyçe si bujqësia, arsimi dhe komunikimi, duke kontribuar në rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026