BE-ja i ofron Moldavisë ndihmë financiare në vlerë rreth 2 miliardë euro

10 Tetor 2024 | 16:19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje moldavëve të votojnë në dy palë zgjedhjet vendimtare të këtij viti dhe njoftoi se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë me 1.8 miliard euro ekonominë e Moldavisë në tri vjetët e ardhshme.

Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, po garon për mandatin e dytë në zgjedhjet e 20 tetorit, gjatë të cilave moldavët do ta thonë fjalën e tyre gjithashtu nëse duan t’i bashkohet BE-së.

Von der Leyen, e cila e vizitoi Moldavinë më 10 tetor në shenjë mbështetjeje për synimet e saj evropiane, inkurajoi moldavët në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sandun që të dalin dhe të votojnë për të shprehur “zgjedhjen e tyre të lirë dhe sovrane,” por u përmbajt duke mos u thënë se si të votonin.

Nën drejtimin e Sandut – e cila u arsimua në Shtetet e Bashkuara dhe erdhi në pushtet pasi e mundi Igor Dodonin, të mbështetur nga Rusia, në vitin 2020 – Moldavia ndryshoi rrugën drejt Perëndimit, duke dënuar pushtimin e paprovokuar Ukrainës nga Moska dhe duke iu bashkuar regjimit të sanksioneve të BE-së kundër Kremlinit.

Moldavia e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2022 dhe hapi negociatat për anëtarësim me bllokun në fillim të këtij viti. Këta hapa nxitën Rusinë të shtonte përpjekjet për ta minuar besueshmërinë në Qeverinë e Moldavisë dhe për të paraqitur Moskën si një alternativë më të mirë për të ardhmen e Kishinjevit.

Von der Leyen tha se “vendi i Moldavisë është në Bashkimin Evropian”, dhe se anëtarësimi në bllok mund të kontribuojë në “dyfishimin e ekonomisë së vendit në 10 vjetët e ardhshme”.

Ajo tha se paketa prej 1.8 miliard eurosh do të përdoret për të investuar në “zonat që do të gjenerojnë rritje ekonomike dhe shërbime publike”, si riparimi i shkollave, ndërtimi i dy spitaleve të reja në qytetet Balti dhe Cahul, ndërtimi i rrugëve dhe urave për të lidhur Moldavinë me fqinjët e saj, por gjithashtu edhe zhvillimi i rrjetit energjetik të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026