Presidenti egjiptian viziton Divizionin e Blinduar të Ushtrisë, zbulon armët e rënda

11 Tetor 2024 | 09:57

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah AlSisi inspektoi  Divizionin e 6-të të Blinduar të Ushtrisë së Dytë në terren.

Eventi ishte një shfaqje e armatimit të avancuar dhe pajisjeve luftarake, duke përfshirë tanke moderne, raketa, automjete të blinduara, transportues personeli, armë të mbrojtjes ajrore dhe helikopterë.

Sistemi i mbrojtjes ajrore me rreze të mesme u shfaq zyrtarisht si pjesë e formacioneve të divizionit.

Ky sistem përmban një radar të aftë të zbulojë 1500 objektiva dhe të gjurmojë 400 objektiva njëkohësisht, gjë që rrit aftësinë e Forcave të Mbrojtjes Ajrore Egjiptiane për t’u përballur me kërcënime të shumta dhe komplekse me efektivitet të lartë dhe objektiva me një seksion të vogël radar.

U shfaq gjithashtu një transportues i raketës detare sipërfaqe-tokë dhe  raketa detare tokë-tokë Auto Mad, e cila lëshohet nga fregatat, dhe nëndetëset.

Këto raketa karakterizohen nga saktësia dhe fuqia e lartë shkatërruese e tyre.

Ne mesin e tensioneve ne Lindjen e Mesme mesa duket edhe Egjipti po tregon forcen e tij ushtarake.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026