Historia e trishtë e 25-vjeçarit: Aksidenti, i ngjashëm me vdekjen e 2 xhaxhallarëve
Ditën e djeshme, datë 10 tetor, Petro Piti, 25-vjeç humbi jetën në një aksident automobilistik, teksa ishte duke udhëtuar me një autobot që transportonte lëndë hidrokarbure.
Si pasojë e përplasjes me një mjet bujqësor, i riu humbi jetën.
Gazetari Griseld Zenuni tha në një lidhje të drejpërdrejt në Euronews Now se 25-vjeçari nuk ishte i vetmi nga familja që kishte humbur jetën në aksident me autobot, pasi edhe dy xhaxhallarët e tij kanë humbur jetën në një aksident automobilistik të tillë.
Më tej gazetari sqaroi se i riu menaxhonte vetë pikën e karburantiti, pasi dy vite më parë kishte humbur edhe babain, ku shkak mësohet të ketë qenë beteja me virusin Covid-19.
“Mjeti i aksidentuar është larguar tashmë, ndërkohë që pak minuta më parë ishin edhe disa familjarë që sapo ishin kthyer nga jashtë vendit. Vetë historia e familjeve është e dhimbshme sepse edhe dy xhaxhallarët e tj kanë humbur në një aksident, edhe ata në një aksident me autobot. Vetëm dy vite më parë edhe baba ii të ndjerit ka humbur jetën nga Covid-19, kështu ishte vetë viktima e mori nën menaxhim pikën e karburantiti, ku edhe po transportonte naftë me autobot,” –tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)