Sulm me dron ndaj Izraelit, plagosen rreth 40 persona. Hezbollahu merr përgjegjësinë

13 Tetor 2024 | 20:57

Shërbimet izraelite thanë se rreth 40 persona u plagosën të dielën si pasojë e një sulmi me dronë në qytetin qendror të Binyamina-s. Tre prej të plagosurve paraqiten në gjendje kritike për jetën. Grupi militant Hezbollah me bazë në Liban mori përgjegjësinë për një nga sulmet me më shumë pasoja ndaj Izraelit, në një vit lufte.

Mediat izraelite njoftuan se dy dronë ishin lëshuar nga Libani dhe ushtria njoftoi se një prej tyre ishte interceptuar.

Hezbollahu tha në një deklaratë se kishte vënë në shënjestër një kamp ushtarak izraelit që përdoret për stërvitje në shenjë hakmarrje për dy sulme izraelite ndaj Bejrutit të enjten, që shkaktuan vdekjen e 22 personave.

Kjo ishte hera e dytë, brenda dy ditësh që një dron godet brenda Izraelit. Të shtunën, gjatë festës së Yom Kippurit, një dron goditi në periferi të Tel Avivit, duke shkaktuar dëme materiale, por jo të vrarë apo të plagosur.

Kujtojmë se shteti hebre pritet të godasë Iranin si një akt hakmarrjeje ndaj një sulmi me raketa balistike në fillim të këtij muaji, por mbetet e paqartë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. Nga ana tjetër Irani ka thënë se do t’i përgjigjet çdo sulmi izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026