Unaza e Madhe e Tiranës, Balluku: Loti i 6 gati për qarkullimin në fund të vitit

14 Tetor 2024 | 13:48

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Kreu i ARSH tha se nga mesi i tetorit nis asfaltimi i këtij loti dhe në fund të nëntorit pritet të përfundojnë të gjitha punimet në Unazën e Madhe.

Balluku nga ana e saj e vuri theksin te afati i vendosur për përfundimin e kësaj rrugë që është fundi i vitit dhe u shpreh optimiste se me ritmet me të cilat po punohet do të arrihet që të dorëzohet brenda afatit.

“Ne kemi vendosur një afat për të gjithë Unazën, e cila duhet të përfundojë brenda këtij vitit. Ndaj është shumë e rëndësishme, pasi janë disa lote që punojnë njëkohësisht dhe ka një bashkëpunim mes palëve”, u shpreh Balluku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026