Balluku: Mësuam nga sulmi kibernetik, siguri edhe në energjetikë e ushtri

16 Shtator 2024 | 15:59

Zv. kryeministrja Belinda Balluku thotë se Shqipëria po ndjekin strategji strikte për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Po ashtu, edhe siguria energjitike dhe ajo ushtarake, janë një çështje prioritare, për të cilat po punohet vazhdimisht.

Energjia elektrike dhe depërtimi në servera kompjuterikë po përdoren sot si “armë politike” nga shtete armiqësorë. Për këtë arsye, Shqipëria po merr masa, së bashku me vendet aleatë për t’u mbrojtur nga kjo strategji e re lufte.

“Shqipëria ka mësuar shumë nga sulmi i paprecedentë kibernetik i kryer nga aktorë të sponsorizuar nga shteti, i cili synoi infrastrukturën e saj kritike të informacionit dhe ndërpreu shërbimet publike.

Mbrojtja e informacionit të klasifikuar është kritike për të siguruar integritetin e bizneseve tona të mbrojtjes. Shqetësimet e sotme shtrihen përtej përvetësimit të sendeve fizike; kundërshtarët synojnë aktivisht të hyjnë në infrastrukturat digjitale dhe të vjedhin të dhëna të vlefshme”, tha Balluku.

Në fjalën e saj në hapjen e punimeve të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale, Balluku theksoi se vendi po investon edhe në rritjen e fuqisë ushtarake.

“Shqipëria, si një anëtare e NATO-s, e ka kuptuar kërkesën strategjike për krijimin e një industrie të fortë të mbrojtjes për të zbatuar strategjinë e shkurajimit dhe mbrojtjes së NATO-s”, nënvizoi zv. kryeministrja.

Në samitin e Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale, i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri, kanë ardhur përfaqësues nga 38 shtete të ndryshe dhe 5 struktura të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë NATO dhe BE.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026