Marrëveshja me Italinë, niset drejt Shqipërisë anija e parë me emigrantë

14 Tetor 2024 | 14:00

Anija “Libra” e Marinës italiane është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.

Lajmi bëhet me dije nga agjencia italian e lajmeve ANSA, që sqaron se “në bord u krye një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e kërkuara: të ardhur nga vende të sigurta, meshkuj.

Javën e kaluar u vunë në funksion qendrat në Shëngjin dhe Gjadër dhe do të akomodojnë emigrantët e transferuar në bazë të marrëveshjes që u nënshkrua pak kohë më parë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Xhorxha Meloni.

Në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica 2 ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave të emigrantëve në të dyja strukturat e ngritura nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare. Po ashtu, ai shprehet se asnjë emigrant nuk do mund të largohet nga këto struktura.

“Marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje, institucionet dhe agjencitë tona të sigurisë dhe drejtësisë kanë punuar ngushtë së bashku për vite me radhë për të luftuar krimin e organizuar. Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar”, u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026