Afron dita e zgjedhjeve në SHBA: Garë e ngushtë mes kandidatëve! Harris sulmon Trump
Kamala Harris përdori një tubim elektoral në Karolinën e Veriut për të goditur Donald Trump për përhapjen e keqinformimit mbi përgjigjen e administratës Biden ndaj katastrofave natyrore.
Kandidatja demokrate vlerësoi “heronjtë” që po ndihmojnë banorët, pa marrë parasysh përkatësinë politike të tyre. Ajo kritikoi ashpër ata që përpiqen të sigurojnë avantazh politik nga vuajtjet e të tjerëve, duke thënë se nuk ishte koha për të nxitur frikë dhe se liderët nuk e bëjnë një gjë të tillë.
Donald Trump bëri një seri deklaratash të rreme pas ardhjes së uraganit “Helen”, duke thënë se Uashingtoni po mbante peng ndihmat për banorët republikanë në Juglindje.
Ndërsa Harris foli në Grinvill, Biden ishte në Florida për të inspektuar zonat e dëmtuara nga uragani. Presidenti u shpreh i kënaqur që uragani “Milton” nuk ishte aq fatal sa e kishin përshkruar zyrtarët, por sërish kishte rezultuar një katastrofë për shumë njerëz.
Me vetëm 22 ditë nga zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, gara është më e ngushtë se kurrë. Një sondazh i ri i CNN tregon se asnjë nga kandidatët nuk ka një avantazh të fortë, duke i dhënë 50% të votave Harris dhe 47% Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë