“Të copëzuar i shërbeni Ramës”, Kikia për fragmentarizimet e opozitës

14 Tetor 2024 | 21:22

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në Euronews Now, ka shprehur shqetësimin se fragmentarizimi i opozitës, përfshirë partitë ekzistuese dhe grupimet e reja, do të bëjë që ato të shërbejnë si instrumente në favor të qeverisë Rama.

Kikia argumentoi se, edhe pse qëllimi i këtyre grupimeve mund të jetë rrëzimi i qeverisë, antagonizmi mes tyre do të ndihmojë mazhorancën duke copëzuar votat.

Kikia theksoi se zgjedhjet janë një proces aritmetik dhe se një kandidat i opozitës mund të mos arrijë në parlament për një numër të vogël votash, duke e përmendur si shembull se 200 vota mund të jenë vendimtare.

Kikia i bëri thirrje opozitës të gjejë një bashkim më të fortë për të qenë efektive në përpjekjet e saj për të ndryshuar qeverisjen aktuale.

“Unë e kuptoj egon dhe ambicien karrieriste. Por ndërkohë që votën antiqeveritare e ndan së paku në 7 copa, unë mendoj që pa thënë që Edi Rama ka të sigurt fitoren, pa dyshim që favorizon një parti të vetme, që të gjithë votën e saj e mbledh në një thes të vetëm. Në fund zgjedhjet janë aritmetikë. Një kandidat i opozitës mundtë mos shkojë në parlament për 200 vota, 200 vota i merr ti që s’të hyjnë në punë kërrkund. Sot kemi shumë parti opozitare, por kemi 4 grupime që nuk janë askund për të pasur një qëllim që të rrëzojnë qeverinë. Këto parti sa mund të jenë në antagonizëm me qeverinë, aq janë dhe me njëra-tjetrën,” –tha Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026