Sfidat e një të verbëri në Shqipëri dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë ndaj tyre

15 Tetor 2024 | 15:54

Nëse më parë keni rastisur semaforë në Tiranë me zhurmë, është sinjali që i tregon një personi të verbër se semafori ëshë jeshil.

Por të tilla pasije duhen jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin.

 “Ne mund të jemi të gatshëm për të përdorur shkopin e bardhë, por nëse mungon sinjalistika, përshtatja në sheshe, godina publike, kjo sfidë shkon në kufinjtë e njerëzores. Një i vërber mund ta humbë drejtimin dhe këto shtigje që duhet të ishin në troturare, do të ishin nevoja më urgjente si dhe semaforët akustikë,”-tha koordinatori i Cartias Albania, Stafan Paloka.

Në Ditën Botërore të Shkopit të Bardhë, shoqata të ndryshme të të verbërve kanë mbajtur një marshim, nga sheshi Skendërbej deri tek Nënë Tereza.

Disa të shoqëruar e disa të tjerë vetëm, ata tregojnë vështirësitë që hasin në përditshmërinë e tyre.

-Paga minimale ka shkuar 400 mijë lekë, pagesa ka ngel 140, nëse do ishte 70% e pagës minimale do isht rreth 200 mijë lekë të vjetra…shikojmë një mosinteresim të njerëzve që drejtojnë pushtetet,” –u shpreh presidenti i shoqatës “ Shpresë për të verbërit”, Sajmir Farrici.

Jonuzi ka humbur shikimin në moshën 14 vjeçare. Për të përshtatja ka qënë e vështirë. Nga një i ri që kërkonte vetëm të vraponte, tashmë i duhet kudo një shoqërues për t’a ndihmuar edhe për gjërat më bazike.

“Jam aksidentuar në moshën 14-vjeçare, me eksploziv, bombë nga lufta italo-greke…të jesh i verbër dmth të jesh nejvotar në çdo kohë sepse është kujdestari nuk mund të të orientojnë dot siç duhet,” –tha Jonuz Metaj, kryetari i degës Durrës për të verbër.

Përveç institucioneve, ajo që duhet ndërgjegjësuar është dhe shoqëria. Në shumë raste vendet në të ciat ka sinjalistika për personat everbët, janë të zëna nga njerëz të papërgjegjshëm.

15 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, qëllimi i së cilës është përmirësimi i standardeve të jetesës dhe të të drejtave të personave të verbër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026