Shpërthimi në ushtri e la të verbër, historia tronditëse e Indrit: Më hodhi 25 metër
Historia e Indrit Losit nga Durrësi është prekëse, por edhe frymëzuese njëkohësisht.
Ai rrëfen në “Real People” në Euronews Albania momentin që i ndryshoi jetën. Teksa kryente shërbimin ushtarak në vitin 1997, një ditë të diele, bashkë me një koleg u përfshinë në një aksident që i la pasoja të mëdha. Një ndezëse minash shpërtheu, ç’ka e hodhi Indritin mbi 20 metra larg.
Që nga ai moment ai ka pësuar dëmtime të mëdha në trup, ka humbur njërën dorë si dhe atë c’ka e ka bërë më shumë të vuajë, shikimin.
“Dallgët e jetës të përplasin në krah të kundërt. Kam shkuar në 5 nëntor të 96-ës në ushtri dhe jam aksidentuar në 6 prill të 97-ës. Dhe nuk e përfundova dot se unë u aksidentova. Isha ushtar në Tiranë, në Yzberisht, te brigata e madhe. Ika në kohën e rrëmujrave sepse doli ligji që secili ta bënte në vendin e vetë. Unë erdha këtu te kantina e verës në Rrashbull. Duke pastruar me një shokun tim, unë isha në kontakt me lëndët plasëse.
Ato minat, granatat që shiheshim nëpër rrugë, i mblidhnim e i fusnim nëpër arka. Ndërsa ato ashklat e drurit, mushama, etj, unë thashë t’i hidhja në zjarr, t’i digjnim ato pastaj të shkonim për të ngrënë. Pashë një pako të dyshimtë, ishin ndezëse minazh. E hoqa atë që ishte e dyshimtë. Te qesja s’mu duk gjë tjetër e dyshimtë. Ajo ka qenë me eksploziv 0, jo me barut. Sepse baruti të jep djegie, jo shpërthim. Ajo edhe djegie edhe shpërthim.
Kjo dora më mori flakë, më dëmtoi syrin që unë e kam të çarë sot. E pashë që morën flakë rrobat, unë thash ta fik. Atëherë ajo bën shpërthimin e dytë. Ai shoku ishte dëmtuar te shpërthimi i parë. Shpërthimi i dytë më hodhi 25 metra pas. Kur ngre tankun në ajër, imagjino çfarë më ka mua. Te spitali rajonal nuk më morën përsipër, te ai i Vollgës po”, tha Losi.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar