Mamografia e lëvizshme në Prez, ekzaminime falas për të gjitha gratë në zonat rurale
Preza, është ndalesa e radhës së mamografisë së lëvizshme, e cila ju mundëson grave dhe vajzave të zonës të ekzaminohen falas pranë banesave të tyre.
Për të ndërgjegjësuar edhe më shumë ato në lidhje me diagnostikimin në kohë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilluan një bashkëbisedim.
15 tetori përkon edhe me ditën e gruas rurale, ndaj ministra Denaj kërkoi që pavarësisht punëve që një grua ka, të ndalojë dhe mendojë për veten.
“E përmendi ministrja, që sot informohesh më kollaj se sa më parë, por nga ana tjetër, por edhe vendin ku mund të shkosh ta bësh këtë konsultë e ke më afër sesa më përpara”,tha Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Tetori Rozë është muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, ndaj edhe mjekët apelojnë që çdo vajzë e grua nga mosha 35-40 vjeç të kryej ekografi të gjirit një herë në vit dhe nga mosha 50 deri në 70 vjeçe të mamografisë një ose dy herë në vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos në shtesë finalen dramatike ndaj Argjentinës
Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez
Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë
- 11:01 Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen në Vlorë 3 persona
- 10:52 Gjyqi “Partizani”, ish-presidenti Topi paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 10:37 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, Gjykata cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për 3 personat e përfshirë në konflikt
- 10:36 Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
- 10:32 930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo
- 10:20 Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje