U vonua BE, apo Shqipëria për çeljen e negociatave, Ditmir Bushati: Faj i dyanshëm
Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati ishte i ftuar këtë të martë në Now me Erla Mëhillin për të diskutuar rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sot pas 33 vitesh trokitje, insistim, premtime, zhgënjime, shampanjash politike që hapeshin në Tiranë e mbylleshin në Bruksel, Bashkimi Europian çeli zyrtarisht derën për Shqipërinë, duke nisur Konferencën Ndërqeveritare për grup-kapitujt e parë.
I pyetur për shtyrjen e afateve për çeljen e negociatave për integrimin në BE, Bushati sqaroi se si BE, ashtu edhe politika shqiptare kanë ndikuar në këtë proces.
Sipas tij, BE nuk e ka materializuar qartësisht qëndrimin lidhur me vullnetin për anëtarësimin e Shqipërisë në union, ndërsa politika ka humbur shumë kohë.
Kjo sepse vetë aktorët politikë janë fokusuar më tepër në adresimin e fajit tek njëra palë ose tjetra, sesa tek puna e përbashkët për çeljen e negociatave.
“Faji është i dyanshëm. Ka momente që Bashkimi Europian nuk e ka materializuar në një vullnet të qartë politik qasjen strategjike që në fakt europianëve ja imponoi presienti Bush, kur në 91-shin foli për një Europë të lirë. Nga ana tjetër ka një faj edhe politika shqiptare që kryesisht për shkak të trenave dhe stacioneve të njëpasnjëshëm që kemi humbur, jua kemi vendosur fajin njëri-tjetrit,” –tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West