Sot seanca, “blindohet” Parlamenti. Bardhi: Akt turpërues, s’është qeli burgu
Këtë të enjte pritet të mbahet seanca parlamentare e cila u shty një javë më parë. E ndërsa në seancën e fundit të zhvilluar mbizotëruan kaosi dhe rrëmuja, ku deputetët e opozitës dogjën karriget dhe nuk lejuan zhvillimin e seancës, këtë të enjtë garda duket se ka marrë masa shtesë.
Gardh metalik te hyrja kryesore e Parlamentit nga forcat gardiste dhe efektivë në numër të shtuar janë vendosur për të parandaluar çdo incident të mundshëm që vjen nga deputetët opozitarë, por edhe jashtë perimetrit të institucionit.
Lidhur me këtë ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ai është shprehur se Kuvendi nuk është burg dhe se shënderrimi i tij në një “qeli të rrethuar me hekura” është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar.
“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.
Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!
Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!”-shkruan Gazment Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta